Thursday, April 18, 2019

Harry Potter dhe Princi Gjakperzier






“Harry Potter dhe Princi Gjakperzier” eshte libri i gjashte nga serite e Harry Potter-it. Eshte nje nga librat me te bukur te serive dhe nuk duhet lene pa lexuar. Kudo u perhapen trazirat pasi Fluronvdekja u kthye dhe habi qe Hogwarts-i mbeti hapur. Harri gjen nje liber i cili e ka ndihmuar shume i cili ka qene i Princit Gjakperzier. Por kush eshte ai? Urtimori po ben cmos te mbledhe sa me shume kujtime te Fluronvdekjes qe mundet dhe bashke me Harrin po perpiqen te shkaterrojne horkruksat e tij ne menyre  qe ta shkaterrojne ate. Por... papritmas nje magjistar qe me plot goje mund te them me i madhi i botes se magjise, Urtimori vritet nga nje person te cilit ai i besoi dhe Harri ngelet vetem..
Ky eshte liber i mrekullueshem dhe merriton 10/10 pike.

-Ristana Ago




Femijet e Sotem





“Femijet e Sotem” mua me ka pelqyer shume. Mendoj se te gjithe duhet ta lexojne sepse eshte shume terheqes. Ky liber ben fjale per dy shoke qe i shkruajne vazhdimisht njeri-tjetrit. Ata tregojne cfare ka ndodhur ne qytetin e tyre, me miqte dhe familjen. Ata ndajne se bashku gezimet dhe problemet e tyre. Une i jap ketij libri 10/10 pike.

-Rea Toska  

Fantazma dhe plani 3+4






“Fantazma dhe Plani 3+4” ben fjale per nje djale 12 vjecar qe vjen nga Tirana per pushimet e veres te shtepia e gjysherve. Aty eshte nje shpelle qe te gjithe mendojne se aty ka nje fantazme qe del dhe i tremb femijet. Ketu nis aventura e tij per te zgjidhur kete mister. Une mendoj se te gjithe mund ta lexojne kete liber dhe se merriton 8/10 pike.

-Melsena Hoxha

Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit







“Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit” eshte libri i peste i serive te Harry Potter-it. Eshte nje liber mahnites dhe tejet interesant. Ne Hogwarts tani shfaqet Dolores Umbridge nje grua e lige qe ben gjithcka do ne shkolle dhe qe nuk do t’i stervite nxenesit ne praktike per Mrojtjen Kunder Arteve te Erreta. Keshtu Harri dhe shoket e tij krijojne te vetequajturen: “Ushtria e Urtimorit” per t’u pergatitur per kthimin e Fluronvdekjes. Shume te Hamorte arratisen nga Azkabani dhe “Urdhri i Feniksit” me ne krye Urtimorin, jane duke pergatitur disa plane sekrete. Por nga pakujdesia e Harrit hamortet vrasin nje nga personat me te dashur te tij. Dhe qershia mbi torte: fillon lufta e dyte. Ky liber eshte fantastik dhe pa diskutim merriton 10/10 pike.

-Ristana Ago



Udhetimet e Guliverit






“Udhetimet e Guliverit” eshte nje liber vertet interesant. Ne kete liber tregohen te gjitha aventurat e bukura dhe te cuditshme te Guliverit. Guliveri deshironte te udhetonte dhe te eksploronte shume vende por nje nder vendet me te cuditshme per te ishte nje ishull ne te cilin jetonin njerez shume te vegjel. Guliveri kaloi shume aventura te ndryshme ne kete vend te vogel. Si ky vend ai vizitoi edhe nje tjeter por me njerez gjigante. Ky liber eshte shume i bukur por ne disa pjese eshte pakez i merzitshem prandaj une mendoj se merriton 8/10 pike.

-Sibora Miza

Odiseja






“Odiseja”- Ne kete liber gjenden emrat e hynive dhe emri i nje njeriu te bukur dhe te forte dhe qe kishte pa e pare familjen dhe atdheun e tij per nje kohete gjate. Ky liber tregon per aventurat e rrezikshme te Odisese. Poashtu ai ndihmohej nga Nimfa Kalipso. Kjo eshte permbajtja me e shkurter e librit sepse libri ka shume aventura dhe aksion. Pengesat qe Odiseja kaloi me ndihmen e Nimfes por dhe me fuqine dhe zgjuarsine e tij. Une mendoj se ishte nje liber shume i bukur prandaj per mendimin tim ai merriton 10/10 pike.

-Venesa Spaho



Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit





“Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit” eshte libri i katert nga serite e Harry Potter-it. Eshte nje liber me shume te papritura dhe sfida. Kete vit Harri eshte ne vitin e katert ne Hogwarts, moshe e cila eshte e vogel per Turneun e Magjistareve. Por cuditerisht emri i Harrit del nga Kupa e Zjarrit dhe ai eshte i detyruar te marre pjese ne turne, turne ne te cilin nxenesit mund edhe te vdesin. Ai i kalon provat nje nga nje por ne fund ai humbet nje shok dhe Lordi Fluronvdekje kthehet perseri. Ky liber eshte vertet i frikshem por perseri te nxit te vazhdosh te lexosh. Ai merriton 10/10 pike.

-Ristana Ago 

Tregime Mitologjike





“Tregime Mitologjike” eshte nje liber i mire per ata qe adhurojne mitet, legjendat apo tregimet e vjetra. Ne kete liber gjengen shume nga mitet dhe legjendat me te degjuara greke. Une mendoj se cdokush qe e lexon kete liber do te mesoje me shume rreth mitologjise greke. Mendoj se ky liber merriton 7/10 pike pasi tregimet ishin te bukura por shume te shkurtuara.

-Melsena Hoxha


Ishulli i Thesarit





“Ishulli i Thesarit” eshte nje liber qe te le shume pershtypje. Ky liber eshte perfekt per tu lexuar nga ata qe jane aventuriere dhe kurioze. Ky roman ben fjale per disa pirate qe jane te etur per para dhe te cilet e adhurojne rumin. Njerin prej pirateve e vrasin sepse i shte pirati me i mire dhe te gjithe piratet e tjere e kishin shume zili. Une mendoj se ky liber merriton 9/10.

-Rea Toska


Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit






“Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit” eshte libri i trete nga serite e Harri Potter-it. Ky eshte nje liber i hatashem dhe me shume surpriza. Sirius Black, nje vrases i tmerrshem, eshte arratisur nga Azkabani. Te gjithe magjistareve u eshte ngjallur nje frike e madhe. Por Urtimori i thote Harrit se ky burre eshte nuni i tij. Shpejt, Harri do te gjendet balle per balle tij. Pasi e kapin perseri Harri kerkon ta shpetoje ate per nje arsye te forte. Ashtu si librat e tjete te Harry Potter-it edhe ky nuk ka per te qene askund tjeter pervec duarve tuaja dhe merriton fort 10/10 pike.

-Ristana Ago






Vogelushja e Henes se Gjashte






“Vogelushja e Henes se Gjashte” eshte nje liber terheqes. Ky liber flet per nje vajze qe vjen nga nje familje magjistaresh. Ajo jeton me tezet e saj. Nje dite te zakonshme asan i vjen nje leter qe ajo te shkoje te jetoje me gjyshin e saj ne Vjene. Por pikerisht ate dite qe ajo shkon ne Vjene gjyshi i saj, Misha vdes. Ketu ajo fillon aventuren e saj prej magjistareje. Ky liber ka shume fantazi dhe mua me ka perqyer shume por une mendoj se merriton 9/10 pike.

-Melsena Hoxha

Shoke te Ngushte







“Shoke te ngushte” eshte nje liber i bukur. Ky liber flet per nje djale qe nuk e kishte babain e tij. Ai jetonte vetem me mamane. Mamaja e tij kishte shume frike te dilte jashte dhe kishte frike nga te gjithe pervec djalit te saj. Dy djem “shoke te djalit” perfitonin prej tij dhe e shfrytezonin ate. Une mendoj se ky eshte nje liber mjaft terheqes qe tregon se nuk duhet te genjesh po une mendoj se ky liber merriton 8/10 pike.

-Venesa Spaho


Harry Potter dhe Dhoma e te Fshehtave







“Harry Potter dhe Dhoma e te Fshehtave” eshte libri i dyte nga serite e Harry Potter-it. Pikerisht si libri i pare, edhe ky liber eshte shume interesant. Ne Hogwarts, dhoma e te fshehtave, e cila fsheh histori te frikshme mbas saj, eshte hapur perseri. Heren e pare qe ajo u hap nje vajze vdiq. Vetem pasardhesi i vertete i Salazar Slitherinit mund ta hape ate por cili eshte ai? Harrit do t’i duhet te perballet edhe njehere me Fluronvdekjen, kesaj rradhe ne nje menyre edhe me te frikshme. Ky eshte nje liber rrenqethes dhe i mrekullueshem per fansat e Harry Potterit. Pa diskutim qe ky liber merriton 10/10 pike.

-Ristana Ago


Djemte e Rruges Pal








“Djemte e Rruges Pal” eshte nje liber mjaft i bukur. Ai flet per djemte e “Rruges Pal” te cilet bejne te pamunduren qe fusha, vendi ku ata luajne mos shkaterrohet sepse ne te kundert ata nuk do te kene me nje vend ne te cilin mund te argetohen. Pe mendimin tim ku liber duhet lexuar nga te gjithe sepse ka mjaft aventura dhe te nxit imagjinaten, ndaj ketij libri i jap 10/10 pike.

-Sibora Miza

Rreth botes per 80 dite










“Rreth botes per 80 dite” eshte nje liber shume i bukur. Une mendoj se te gjithe duhet ts lexojne per arsye se ai tregon se nuk je i paafte. Ky liber ben fjale per nje burre dhe shoket e tij. Ata i thane atij se nese i binte botes rrotull per 80 dite do te mbante 1.000.000 leke do t’i mbante per vete por nese jo atehere do t’ia merrnin ata. Pasi ai i bie perqark botes, vjen pak ore me vonese dhe shoket kujtuan se ai nuk do te vinte, kur papritmas dera u hap dhe ai u shfaq dhe keshtu te gjithe mbeten ta habitr dhe ai e fitoi bastin. Une mendoj se ky liber merriton 10/10 pike.


-Rea Toska

Wednesday, April 17, 2019

Hajdutja e Librave










“Hajdutja e Librave” eshte nje nga librat qe kam lexuar kohet e fundit i livi me ka terhequr tej mase. Ky liber flet per nje vajze 10 vjecare jetime, emri i se ciles ishte Lizel. Lizeli ishte nje vajze e forte, guximtare dhe qe pelqente te lexonte libra edhe ne kohet kur kjo gje ishte e ndaluar. Shpejt ajo biresohet nga nje familje e cila jeton ne nje lagje te varfer te Gjermanise dhe aventurat e saj fillojne.
Sic e thashe edhe me siper ky eshte nje liber i mrekullueshem dhe do te doja qe te gjithe ta lexonin kete pasi ia vlen dhe meriton 10/10 pike.

-Melsena Hoxha

Friday, April 12, 2019

Harry Potter dhe Guri Filozofal





“Harry Potter dhe Guri Filozofal” eshte libri i pare nga serite e Harry Potter. Ky liber eshte nje nder librat me te bukur the me terheqes qe kam lexuar. Me te papriturat dhe te vertetat e frikshme te ketij libri une nuk munda te ndaloj se lexuari. Harry Potter eshte nje djale 11-vjecar, prinderit e te cilit kishin vdekur kur ai ishte ende nje foshnje. Nje dite atij i vjen nje leter nga nje shkolle e quajtur Hogwarts, shkolla ne te cilen kishin studiuar prinderit e tij, nje shkolle magjie. Aty ai takon Ronin dhe Hermionen me te cilet ai kalon gjithe kohen ne Hogwarts, por ai do te takohet edhe me armiq si Drako Mallfoi te cilet nuk kane per ta lene te qete. Diten kur prinderit e tij vdiqen ai kishte mundur magjistarin me te erret te te gjitha koherave i cili tashme donte te rikthehej. Por per kete ai donte Gurin Filozofal per te cilin ai duhet te perballet me djalin qe e mundi kur ishte vetem nje bebe. Me besoni qe nuk do te pendoheni kur ta lexoni dhe per mendimin tim ku liber meriton 10/10 pike :)

                                                                                                                             -Ristana Ago