Friday, April 12, 2019

Harry Potter dhe Guri Filozofal





“Harry Potter dhe Guri Filozofal” eshte libri i pare nga serite e Harry Potter. Ky liber eshte nje nder librat me te bukur the me terheqes qe kam lexuar. Me te papriturat dhe te vertetat e frikshme te ketij libri une nuk munda te ndaloj se lexuari. Harry Potter eshte nje djale 11-vjecar, prinderit e te cilit kishin vdekur kur ai ishte ende nje foshnje. Nje dite atij i vjen nje leter nga nje shkolle e quajtur Hogwarts, shkolla ne te cilen kishin studiuar prinderit e tij, nje shkolle magjie. Aty ai takon Ronin dhe Hermionen me te cilet ai kalon gjithe kohen ne Hogwarts, por ai do te takohet edhe me armiq si Drako Mallfoi te cilet nuk kane per ta lene te qete. Diten kur prinderit e tij vdiqen ai kishte mundur magjistarin me te erret te te gjitha koherave i cili tashme donte te rikthehej. Por per kete ai donte Gurin Filozofal per te cilin ai duhet te perballet me djalin qe e mundi kur ishte vetem nje bebe. Me besoni qe nuk do te pendoheni kur ta lexoni dhe per mendimin tim ku liber meriton 10/10 pike :)

                                                                                                                             -Ristana Ago

No comments:

Post a Comment